REPUBLIKA E SHQIPËRISË ![0_image_0.png](0_image_0.png) # Strategjia E Sigurisë Kombëtare Tiranë, korrik 2014 # Pasqyra E Lëndës | PARATHÉNIE | | |-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|-------------------------------------------------------------| | I. | KONCEPTI I STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE… | | QËLLIMI I STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE … | | | VLERAT KOMBËTARE . | | | INTERESAT STRATEGJIKË TË SHQIPËRISË | | | PËRGJEGJËSIA STRATEGJIKE | | | KUPTIMI YNĖ I MJEDISIT STRATEGJIK. | | | VENDOSJA E PËRPARËSIVE PËR TË GARANTUAR SIGURINË KOMBËTARE … | | | II. DOMOSDOSHMËRITË STRATEGJIKE | | | 1. | Përmirësimi i sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë… | | 2. | Forcimi i institucioneve publike | | 3. | Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik | | 4 | Zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor | | 5. | Fuqizimi i Sektorit të Sigurisë dhe Mbrojtjes | | 6. | Forcimi i kohezionit shoqëror dhe identitetit kombëtar | | 7. | Forcimi i rolit rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë . | | 8. | Përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Europian | | 9. | Objektiva të tjerë . | | III. | ZBATIMI DHE PËRGJEGJËSITË… | | IV. | PERFUNDIME . | | Shtojca A - QASJA E RE PËR FUNKSIONIMIN E ARKITEKTURËS SË SIGURISË……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………… 18 | | | Shtojca B - ANALIZA E RREZIQEVE | | | Shtojca C - KLASIFIKIMI I RREZIQEVE | | Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës *së Shqipërisë është aspirata e popullit* shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët, për një atdhe që garanton siguri, drejtësi, barazi dhe mirëqenie për të sotmen dhe brezat e ardhshëm; një vend i lirë, demokratik dhe i zhvilluar, anëtar i përkushtuar i NATO-s dhe i integruar në Bashkimin Europian. Strategjia buron nga detyrimi kushtetues: për të garantuar sigurinë e vendit; forcuar liritë themelore, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës; për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen; ruajtur dhe zhvilluar identitetin kombëtar. Strategjia mbështetet mbi vlerat kulturore dhe historike të popullit shqiptar dhe vokacionin e tij europian. ## Parathënie Siguria, liria dhe mirëqenia janë elemente thelbësore të shoqërive të civilizuara dhe përfaqësojnë themelet, mbi të cilat mbështetet zhvillimi dhe progresi i kombit. Garantimi i një mjedisi që ofron siguri dhe liri për qytetarët është përgjegjësia parësore e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK) të Republikës së Shqipërisë (RSH). Shqipëria trashëgon një kulturë të pasur dhe histori komplekse. Kombi shqiptar është përballur dhe ka kapërcyer sfida të shumta, të cilat kanë përcaktuar zhvillimin dhe kanë formësuar karakterin e tij. Shqyrtimi i mjedisit strategjik, nxjerr në pah se rreziqet ndaj sigurisë kombëtare nuk janë të izoluara nga njëra-tjetra, por të lidhura dhe të ndërvarura. Siguria jonë ndikohet nga një ndërthurje e rreziqeve tradicionale dhe jo tradicionale, që burojnë nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Strategjia është përqasje kombëtare e integruar dhe proaktive, me qëllim parashikimin dhe përgatitjen e përgjigjes më të përshtatshme ndaj këtyre rreziqeve, duke njohur dhe shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron mjedisi strategjik. Mënyrat dhe rrugët që zgjedhim sot për të përfituar nga mundësitë dhe për t'u përballur me rreziqet, do të përcaktojë të ardhmen e kombit nesër. ## I. Koncepti I Strategjisë Së Sigurisë Kombëtare Qëllimi I Strategjisë Së Sigurisë Kombëtare SSK është dokumenti më themelor planifikues për sigurinë kombëtare të RSH. Qëllimi i saj është të udhëheqë vendin në përmbushjen e përparësive kombëtare të sigurisë nëpërmjet një procesi planifikimi dhe vendimmarrjeje strategjike. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon angazhim dhe qasje mbarëkombëtare. SSK thekson idealet dhe vlerat kombëtare dhe kërkon kontributin e çdo shqiptari për të garantuar përmbushjen dhe vazhdimësinë e tyre. Plotësimi i domosdoshmërive strategjike kërkon mirëkuptimin dhe angazhimin e të gjithë popullit shqiptar, për të bërë zgjedhje të vështira që garantojnë sigurinë, përmirësojnë jetën dhe përmbushin aspiratat për të ardhmen. SSK do të realizohet përmes krijimit dhe rritjes së kapaciteteve institucionale të vendit për të siguruar bashkërendimin e përpjekjeve dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare. Qasja e re ndaj modelit të bashkëpunimit është paraqitur në shtojcën A të këtij dokumenti. ## Vlerat Kombëtare Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen europiane të rajonit. ## Interesat Strategjikë Të Shqipërisë Mbrojtja dhe konsolidimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së RSH-së, rendit kushtetues demokratik, zhvillimi i të drejtave dhe lirive themelore, ruajtja e identitetit dhe e vlerave kombëtare, si dhe rritja e mirëqenies së shoqërisë është interesi jetik kombëtar. Rëndësi strategjike për Shqipërinë ka paqja, stabiliteti dhe begatia e rajonit. Interesi ynë për një rajon të integruar në strukturat europiane dhe euro-atlantike, ku mbizotëron harmonia ndëretnike dhe ndërfetare, realizohet përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit në mirëbesim, respektimit të pakicave dhe gjithëpërfshirjes. ## Përgjegjësia Strategjike Brezi ynë mban përgjegjësi historike për krijimin e një mjedisi që do t'i shërbejë mirëqenies dhe sigurisë së gjeneratave të ardhshme. Për këtë qëllim, do të veprojmë me guxim, si individë dhe shoqëri, duke dëshmuar kurajë qytetare dhe vullnet politik, për t'u përballur me sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë e kohës tonë. Veprimet tona sot përcaktojnë trashëgiminë që do t'u lëmë brezave të ardhshëm. ## Kuptimi Ynë I Mjedisit Strategjik SSK është bazuar mbi një analizë të plotë, të të gjithë elementeve të sigurisë kombëtare, rezultat i një procesi ndërinstitucional, me përfshirjen edhe të shoqërisë civile. Ky proces shqyrtoi tërësinë e përparësive, dobësive, mundësive që ofron mjedisi strategjik dhe rreziqeve me të cilat përballet vendi. Mjedisi strategjik karakterizohet nga një kompleksitet në rritje dhe një nivel parashikueshmërie në ulje. Rreziqet e tanishme ndaj sigurisë kombëtare janë më të ndërlikuara dhe të ndërvarura se në të kaluarën. Ato ndërthurin kërcënimet tradicionale konvencionale dhe ato jokonvencionale, të shkaktuara nga krimi i organizuar, individë të korruptuar, terrorizmi, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë dhe armëve me rreze të largët veprimi, përfshirë rreziqet ekonomike, politike dhe ndaj qeverisjes së mirë. Vlerësimi, analiza dhe klasifikimi i rreziqeve janë paraqitur në shtojcën B dhe C. Me gjithë tendencën e qartë pozitive, siguria e vendit vijon ende të jetë e varur ndjeshëm edhe nga rreziqe me natyrë të brendshme. Ato burojnë mbi të gjitha nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilat cenojnë shtetin e së drejtës, institucionet tona kombëtare dhe prosperitetin e ekonomisë. Këto rreziqe komplekse mbartin, gjithashtu, edhe komponentë të jashtëm, duke krijuar sfida të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kohezionin social. Rreziqet e jashtme nuk janë më vetëm konvencionale, por edhe me natyrë hibride, rrjedhojë e veprimtarive të organizatave kriminale ndërkombëtare, grupeve terroriste, forcimit të aktorëve joshtetërorë, si dhe ndryshimeve klimaterike dhe demografike globale. Pavarësisht këtyre rreziqeve, vendi ka aftësi për të ushtruar kontroll të mjaftueshëm mbi ngjarjet që kanë burim të brendshëm. Këto aftësi maksimalizohen përmes proceseve të mençura të vendimmarrjes. Anëtarësia në NATO, afrimi i vazhdueshëm me Bashkimin Europian dhe prania aktive në sistemet e tjera të sigurisë ndërkombëtare paraqesin një garanci të besueshme për përballjen me faktorët e rrezikut me burim të jashtëm. Kuptimi dhe trajtimi tërësor i mjedisit strategjik krijon mundësinë për të marrë vendimet e duhura, për të përfituar nga mundësitë dhe për të minimizuar ekspozimin e vendit ndaj rreziqeve. Mënyra se si ne do të qasemi ndaj sfidave dhe mundësive do të jetë përcaktuese për të ardhmen tonë. ## Vendosja E Përparësive Për Të Garantuar Sigurinë Kombëtare Me gjithë arritjet historike, siguria kombëtare nuk mund të konsiderohet si e mirëqenë. Realizimi i saj është një proces i pandërprerë dhe varet nga aftësitë për të vendosur dhe përmbushur objektivat që garantojnë sigurinë e vendit. Suksesi i këtij procesi kushtëzohet nga përfshirja e të gjithë aktorëve kombëtarë dhe bashkëpunimi i ngushtë me aktorët ndërkombëtarë. Përcaktimi i rrugës drejt së ardhmes kërkon që t'i jepet prioritet përmbushjes së objektivave më të rëndësishëm, me qëllim hedhjen e themeleve të qëndrueshme për realizimin e interesit strategjik. Qëllimi ynë parësor është konsolidimi i një demokracie funksionale dhe zhvillimi i një ekonomie tregu të qëndrueshme dhe konkurruese. Ky qëllim përmbushet duke njohur në mënyrë kritike gabimet e kryera gjatë tranzicionit nga komunizmi në demokraci. Zhvillimi ekonomik i vendit dhe rritja e shkallës së integrimit dhe konkurrueshmërisë në tregjet rajonale dhe globale, është i lidhur në mënyrë të pandashme me forcimin e institucioneve, transparencën në mirëqeverisje dhe një administratë profesionale dhe meritokratike. Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë duhet të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë qytetarët shqiptarë pa përjashtim. ## Ii. Domosdoshmëritë Strategjike 1. Përmirësimi I Sundimit Të Ligjit Dhe Qeverisjes Së Mirë Sundimi efektiv i ligjit dhe qeverisja e mirë garantojnë trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe mundësojnë pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Këto janë elemente thelbësore të një shoqërie që kërkon një demokraci të konsoliduar. Kuadri ligjor i RSH-së është hartuar dhe vijon të zhvillohet në përputhje me parimet dhe standardet e BE-së. Ligjet e vendit duhet të zbatohen me rigorozitetin që nevojitet për të vendosur besimin në institucionet tona, për të nxitur zhvillimin e ekonomisë dhe për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve. Garantimi i zbatimit të barabartë të ligjeve për të gjithë shoqërinë është domosdoshmëri strategjike për të ndërtuar një demokraci të konsoliduar dhe një ekonomi të zhvilluar. Korrupsioni apo perceptimi mbi nivelin e tij, minon besimin e publikut tek qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, si dhe dekurajon investimet e brendshme dhe të huaja, të nevojshme për të krijuar mundësi punësimi për të gjithë. ## Përmirësimi I Sundimit Të Ligjit Dhe Qeverisjes Së Mirë Do Të Arrihet Duke: - Modernizuar dhe forcuar sistemin e drejtësisë, përmes reformave të gjithanshme dhe të matshme, të bazuara në parimet e Kushtetutës dhe praktikat më të mira europiane; - Zbatuar një strategji për të rritur efektivitetin e gjyqësorit, duke shmangur hapësirat për korrupsion dhe krijuar një sistem efektiv, llogaridhënës, të përgjegjshëm, transparent dhe që lufton pandëshkueshmërinë; - Hartuar dhe zbatuar strategji ndërsektoriale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, nxitur praktika të reja për përmirësimin e zbatimit të ligjit, si dhe rritur kapacitetet për të luftuar krimet komplekse; - Rritur bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me shoqërinë civile dhe qytetarët, për zhvillimin e programeve edukative për të luftuar si korrupsionin, ashtu dhe indiferencën ndaj praktikave korruptive. - Shtimi dhe promovimi i shërbimeve digjitale dhe *e-shërbimeve* për qytetarët dhe biznesin, me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve të administratës publike; - Forcimi i kontrollit dhe administrimit të territorit nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet vendore; - Zbatimi i masave të reja për shmangien e evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi. ## 2. Forcimi I Institucioneve Publike Zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e sigurisë së vendit mbështetet në institucione të qëndrueshme që i përgjigjen nevojave të shoqërisë. Dobia e tyre matet me efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve që ofrojnë. Institucionet e forta fitojnë dhe rrisin besimin e qytetarëve te sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë. Ato krijojnë një klimë të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në masë të konsiderueshme. Zhvillimi i një administrate publike profesionale, meritokratike dhe të pavarur nga faktorët partiakë të politikës është një direktivë strategjike. ## Forcimi I Institucioneve Publike Do Të Arrihet Duke: - Zbatuar një plan strategjik për reformimin e administratës publike nëpërmjet institucionalizimit të procedurave të meritokracisë dhe të profesionalizimit, krijimit të mundësive për karrierë të gjatë dhe të ndershme, si dhe vendosja e raporteve optimale mes përmasave dhe dobisë së saj; - Aftësuar administratën publike dhe institucionet vendore, për të vepruar në mënyrë efektive përmes delegimit të autoritetit, përgjegjësisë dhe kompetencave, duke u siguruar edhe kapacitetet e nevojshme financiare, logjistike dhe infrastrukturore; - Vendosur standarde dhe kritere të matshme për të garantuar përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën e administratës publike. - Decentralizimi dhe rritja e kapaciteteve të administratës vendore. - Dekoncentrimi i vendimmarrjes, shmangia e mbivendosjeve të burimeve dhe kompetencave në institucionet publike dhe përmirësimi i bashkërendimit të veprimtarisë së tyre. - Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe inkurajues për mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët, në mbështetje të rolit të tyre informues e mbikëqyrës për të garantuar llogaridhënien e institucioneve para publikut. ## 3. Nxitja E Zhvillimit Të Qëndrueshëm Ekonomik Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë është një ndër asetet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Vendndodhja e favorshme në Europën Juglindore me potencialin e një nyjeje natyrore për rrugët tokësore, detare dhe ajrore dhe me rolin e një porte optimale për në Gadishullin e Ballkanit, profili i theksuar detar mesdhetar, si dhe shtrirja e gjerë përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, mundësojnë shndërrimin e vendit në një qendër të rëndësishme kryqëzimi të flukseve të mëdha të qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve ndërkombëtare. Përzgjedhja e Gazsjellësit Transadriatik (TAP) është tregues i qartë i përparësive të kësaj pozite. Strategjia synon shfrytëzimin efektiv të kësaj pozite të favorshme në interes të zhvillimit kombëtar. Për të zhvilluar interesat e sigurisë kombëtare të RSH-së dhe ulur brishtësinë ndaj çrregullimeve të ekonomisë globale, strategjia ekonomike do të qaset drejt diversifikimit të burimeve dhe të kapaciteteve. Ne do të ndërthurim elementet kryesore të fuqisë sonë ekonomike dhe do të nxisim zhvillimin, duke u përqendruar në sektorët strategjikë të energjisë, manifakturës, turizmit, shërbimeve, bujqësisë dhe industrisë. Pavarësisht burimeve të shumta natyrore të tokës, nëntokës dhe mbitokës, prioritet i zhvillimit mbetet një ekonomi e mbështetur te njerëzit. Strategjia nxit një shfrytëzim të balancuar, të kursyer dhe të kujdesshëm të burimeve natyrore duke mbajtur në konsideratë karakterin e fundëm të tyre dhe interesat e ligjshëm të brezave të ardhshëm. Për të qenë ekonomikisht konkurrues në rajon dhe botë, duhet që të rrisim përpjekjet për zhvillimin e një ekonomie të bazuar përherë e më shumë mbi dijen. Kjo është një domosdoshmëri strategjike e vendit. Për këtë do të ndërmerren hapa të guximshëm dhe të vendosur për të lidhur strategjinë e zhvillimit ekonomik afatgjatë me reformat në fushën e arsimit, inovacionit dhe të kërkimit shkencor. Përgatitja dhe zhvillimi i një force punëtore të kualifikuar për t'u ballafaquar me kërkesat e ardhshme të tregut të punës, do ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja të drejtpërdrejta. Rritja e ekonomisë sonë kërkon inovacion, mundësi të barabarta për të gjithë dhe integrim rajonal e global. Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik do të **arrihet duke:** - Nxitur projekte strategjike për ndërtimin e një aksi të rëndësishëm ndërkombëtar që lidh një port në bregun shqiptar të Detit Adriatik (Mesdheun) me Detin e Zi, përmes lidhjes rrugore, hekurudhore, energjetike dhe të telekomunikacionit; - Nxitur projekte për ndërtimin e një korridori të rëndësishëm rrugor, hekurudhor dhe energjetik veri-jug në Shqipëri, i cili do të lidhë Europën Qendrore me jugun e gadishullit ballkanik përmes Shqipërisë, duke përshkruar vijën bregdetare shqiptare; - Përmirësuar aftësitë konkurruese të Shqipërisë nëpërmjet një ekonomie inovative të bazuar në përfshirjen, zhvillimin dhe promovimin e kapaciteteve njerëzore dhe talentit shqiptar; - Krijuar një mjedis të favorshëm për biznesin dhe rritjes së avantazheve krahasuese për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe për nxitjen e investimeve të brendshme; - Inkurajuar rritjen e vlerës së burimeve natyrore përmes përpunimit sa më të thellë të tyre në vend dhe dekurajimit të eksporteve të lëndëve të para të papërpunuara; - Zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme dhe të begatë, nëpërmjet integrimit të thellë ekonomik rajonal dhe përfshirjes në tregjet ndërkombëtare. - Zbatuar një strategji të qëndrueshme dhe të integruar për turizmin, që mbështet ekonominë dhe mbron mjedisin për brezat e ardhshëm. - Zbatimi i një programi strategjik afatgjatë për kontrollin e deficitit fiskal, për të ulur borxhin e lartë publik; - Zbatimi i një plani strategjik për uljen e informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal; - Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës; - Zbatimi i një strategjie kombëtare, transparente dhe të integruar, për garantimin e sigurisë energjetike, duke shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme pasuritë ujore, diversifikuar burimet e prodhimit të energjisë dhe realizuar lidhje efektive me rrjetet rajonale dhe europiane të transmetimit bashkë me krijimin e rrjetit dhe tregut të brendshëm të gazit; - Zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie detare kombëtare, e cila do të mundësojë vënien në shfrytëzim kombëtar të gjithë hapësirës detare të Shqipërisë në interes të ekonomisë, turizmit, sportit, kulturës, sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit. - Zbatimi i politikave që mbështesin prodhimin dhe nxisin eksportet; - Zbatimi i një plani kombëtar të transportit për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes së saj me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare; - Zbatimi dhe monitorimi i politikave për të zhvilluar burimet natyrore në mënyrë transparente, të qëndrueshme dhe të kontrolluar; ## 4. Zhvillimi I Një Sistemi Arsimor Cilësor Arritja e përsosmërisë në sistemin arsimor, është mjeti më i rëndësishëm i suksesit tonë të ardhshëm. Mirë arsimimi i brezave rrit kohezionin shoqëror, garanton ruajtjen dhe përçimin e vlerave kombëtare, si dhe rrit ndërveprimin mes vetes dhe me botën e jashtme. Ai i aftëson shqiptarët për të përmbushur qëllimet më të rëndësishme për vendin. Një sistem arsimor cilësor zhvillon ndjenjat e qytetarisë dhe përgjegjshmërisë shoqërore dhe kontribuon në konsolidimin e institucioneve publike dhe proceseve të politikëbërjes. Ai përgatit të rinjtë shqiptarë për të ardhmen dhe ka rëndësi kritike për suksesin tonë afatgjatë. Garantimi i mundësive për arsimim të vazhdueshëm për të gjithë shqiptarët është një domosdoshmëri strategjike për rritjen e aftësisë konkurruese të forcës së punës. Fokusi i sistemit arsimor mbetet ofrimi i njohurive themelore të nevojshme për të përparuar në një mjedis global konkurrues. Prioritetet në sistemin arsimor fillojnë me arsimin e ciklit të ulët dhe vijojnë me arsimin e mesëm e të lartë. Zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor do të **arrihet duke:** - Zbatuar një strategji afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet e arsimit dhe kërkimit shkencor; - Zbatuar një strategji që integron zhvillimin ekonomik me arsimin profesional, për të nxitur inovacionin dhe aplikimin e teknologjive të reja dhe krijuar një forcë pune të kualifikuar. Objektiva mbështetës: - Zhvillimi i një procesi për vlerësimin e vlefshmërisë së politikave dhe programeve tona arsimore; - Krijimi i një sistemi të mirë organizuar edukimi dhe trajnimi për shfrytëzimin efektiv të mundësive që ofron teknologjia e telekomunikacionit. ## 5. Fuqizimi I Sektorit Të Sigurisë Dhe Mbrojtjes Shqipëria është përherë e më e integruar në një botë komplekse dhe të ndërvarur, ku rreziqet e brendshme dhe të jashtme janë të lidhura ngushtë. Përballja me këto rreziqe kërkon një qasje kombëtare dhe të integruar, që vë në përdorim burimet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FA), agjencive të zbatimit të ligjit dhe shërbimeve inteligjente. FA janë institucioni kryesor i mbrojtjes së vendit. Ato kanë hapësirën kushtetuese për t'u përgatitur dhe angazhuar në të gjithë skenarët strategjikë të sigurisë, në rol kryesor, mbështetës apo kontribuues. Fuqia ushtarake përdoret, sipas rastit, në kohë paqeje, tensioni, krize dhe lufte. FA konceptohen, ndërtohen dhe përdoren edhe si një forcë e NATO-s. Në kushtet e burimeve të kufizuara, FA do të konsolidohen duke u përqendruar te fuqia njerëzore, më shumë se te sistemet komplekse e të rënda të armatimeve dhe pajisjeve. Një forcë e vogël, efiçente dhe e profilizuar do të jetë kapaciteti ushtarak, me të cilin Shqipëria do të garantojë mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe do të përmbushë detyrimet e saj në kuadër të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Nevojat përherë në rritje të shoqërisë për shërbime dhe profesionalizimi i vazhdueshëm i FA krijojnë kushte optimale për një rol të shtuar të tyre në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të autoriteteve civile. Zgjerimi i spektrit të angazhimeve të FA në kushtet e paqes në shërbim të qytetarëve është një objektiv i rëndësishëm. Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe institucionet e inteligjencës luajnë një rol themelor parashikues, parandalues dhe goditës ndaj rreziqeve për sigurinë kombëtare. Për të përmbushur me sukses këtë detyrë profesionalizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional kanë rëndësi vendimtare. Këto institucione kanë nevojë të modernizohen dhe të konsolidohen për të kontribuar në mënyrë efektive në forcimin e sundimit të ligjit, sigurisë së qytetarëve dhe të RSH-së. Policia e Shtetit ka një rol themelor edhe në kontrollin e territorit, menaxhimin e sigurt të kufijve dhe në përballimin e emergjencave civile. Përmbushja me sukses e këtij misioni duhet të realizohet edhe nëpërmjet thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit me FA. Numri i madh i strukturave qendrore, lokale dhe private me natyrë policore janë pengesë për zbatimin me efektivitet të misionit të Policisë së Shtetit. Roli i këtyre strukturave duhet rishikuar, me qëllim kryerjen e funksioneve të caktuara të sigurisë, por pa kompetenca policore. Përfshirja aktive e shërbimit të jashtëm në procesin e sigurisë kombëtare ka rëndësi të veçantë dhe rritet në përpjesëtim të drejtë me rritjen e shkallës së kontributit të vendit në strukturat rajonale dhe globale të sigurisë kolektive. Veprimtaritë e FA, të agjencive të zbatimit të ligjit dhe të institucioneve të inteligjencës, bazohen në kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe i nënshtrohet kontrollit demokratik të institucioneve përkatëse. Fuqizimi i sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes do të **arrihet duke:** - Hartuar Strategjinë Ushtarake të RSH-së, në përmbushje të nevojave tona të mbrojtjes, detyrimeve në kuadër të NATO-s dhe në përputhje me Konceptin e saj Strategjik. - Zbatuar dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes; - Amenduar kuadrin ligjor për të mundësuar zbatimin e plotë të detyrimeve kombëtare që rrjedhin nga parimi i mbrojtjes kolektive i Traktatit të Atlantikut të Veriut; - Reformuar sistemin e policimit në RSH, me qëllim që Policia e Shtetit të jetë i vetmi institucion me përgjegjësi dhe tagër policor në vend. Të gjitha strukturat e tjera, publike apo private, do të pushojnë ushtrimin e funksioneve policore; - Ngritur mekanizma që garantojnë komunikimin, bashkërendimin dhe bashkëpunimin efektiv ndërinstitucional mes aktorëve kryesorë të sigurisë kombëtare. - Amendimi i legjislacionit që rregullon funksionimin dhe bashkëveprimin e autoriteteve të drejtimit dhe të komandimit strategjik të FA, në përputhje me standardet e NATO-s; - Zgjerimi i spektrit të angazhimeve të FA në kushtet e paqes, në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të autoriteteve civile, për përballimin e emergjencave dhe kontrollin e territorit; - Fuqizimi dhe modernizimi i Policisë së Shtetit, përmes përmirësimit të kapaciteteve të hetimit dhe informacionit, si dhe atyre operacionale, logjistike dhe infrastrukturorë, me qëllim rritjen e kontrollit mbi territorin dhe aftësitë parandaluese dhe goditëse ndaj krimit; - Forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe me institucionet e specializuara rajonale dhe ndërkombëtare për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet e paligjshme dhe terrorizmin; - Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjes Civile; - Ngritja e "Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile dhe Krizave", e cila do të ofrojë një instrument të centralizuar për drejtimin dhe menaxhimin e emergjencave civile apo krizave ku mund të përfshihet RSH; - Standardizimi i legjislacionit që rregullon veprimtaritë e agjencive të inteligjencës, në mënyrë që të unifikohen standardet e rekrutimit, trajnimit dhe profesionalizmit; - Ndërtimi i rrjetit kombëtar të komunikimit të sigurt, për qarkullimin e informacionit të klasifikuar dhe përmirësimi i zbatimit të procedurave të certifikimit. ## 6. Forcimi I Kohezionit Shoqëror Dhe Identitetit Kombëtar Kohezioni shoqëror është faktor vendimtar për garantimin e sigurisë kombëtare dhe të ardhmen e vendit. Shqipëria ka një popullsi etnikisht homogjene, të re dhe dinamike. Vendi vjen nga një e kaluar e vështirë historike, e cila ka lënë gjurmë në organizimin e brendshëm shoqëror, duke krijuar jo rrallë ndasi dhe mungesë konsensusi shoqëror e politik. Këta faktorë kanë ndikuar në rrjedhën e zhvillimit normal ekonomik, shoqëror, politik e kulturor. Gjuha shqipe përfaqëson elementin themelor të identitetit tonë kombëtar. Ajo është lidhja përbashkuese e miliona shqiptarëve në rajon dhe në botë. Gjuha jonë krijon një hapësirë të gjerë kulturore, shoqërore dhe ekonomike, me potencial të lartë për të prodhuar siguri dhe stabilitet për rajonin dhe me gjerë. Përkujdesi, ruajtja dhe zhvillimi i saj siguron vazhdimësinë dhe kohezionin e kombit shqiptar. Shoqëria shqiptare ka një trashëgimi kulturore, historike, arkeologjike dhe etnografike të pasur, e cila përbën një vlerë të pazëvendësueshme shpirtërore dhe identitare të kombit. Mbrojtja dhe vënia në shërbim të shoqërisë e të qytetërimit botëror është thelbësore për kultivimin e vlerave kombëtare, përçimin e tyre tek brezat e ardhshëm, promovimin e imazhit të Shqipërisë, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit. ## Forcimi I Kohezionit Shoqëror Dhe Identitetit Kombëtar Do Të Arrihet Duke: - Zbatuar një program kombëtar për kultivimin e kulturës e gjuhës shqipe; - Zgjidhur çështjen e pronës dhe përfunduar procesin e urbanizimit përmes legalizimit të zonave informale. - Përfunduar procesin e dëmshpërblimit ekonomik dhe moral të të përndjekurve politikë të diktaturës komuniste, me qëllim integrimin e plotë të kësaj shtrese në shoqëri. - Krijimi i rrjetit të qendrave të kulturës shqiptare në botë, për të promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare; - Rritja e bashkëpunimit me bashkësitë fetare dhe marrja e masave ligjore, institucionale, arsimore dhe social-ekonomike, përfshirë ndërgjegjësimin e opinionit publik, për të parandaluar dhe për t'iu kundërvënë shfaqjeve të radikalizmit fetar; - Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, historike, arkeologjike dhe etnografike të Shqipërisë, nëpërmjet zbatimit të një strategjie të posaçme ndërsektoriale, standardizimit të legjislacionit dhe modernizimin e mekanizmave të shfrytëzimit të saj për interesat tanë kombëtarë; - Zbatimi i standardeve më të larta për respektimin, integrimin dhe zhvillimin e të drejtave të pakicave; - Rritja e aksesit për grupet e margjinalizuara dhe individët me nevoja të posaçme, si dhe krijimi i hapësirave shoqërore për të gjithë qytetarët; - Përparimi i barazisë gjinore dhe rritja e pjesëmarrjes së grave në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të Shqipërisë. ## 7. Forcimi I Rolit Rajonal Dhe Ndërkombëtar Të Shqipërisë Politika e jashtme përfaqëson, mbron dhe zhvillon interesat kombëtarë të RSH. Ajo karakterizohet nga vijueshmëria dhe qëndrueshmëria e prioriteteve. Mbrojtja e interesit kombëtar në rajon dhe në botë është element përbashkues i faktorëve politikë dhe opinionit publik. Sistemi ndërkombëtar, në të cilin Shqipëria dëshiron të ndjekë interesat e saj strategjikë, bazohet në parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të Aktit Final të Helsinkit dhe në parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve mes shteteve. Përdorimi i ligjshëm i forcës, në shërbim të rivendosjes së drejtësisë, paqes, stabilitetit, dinjitetit njerëzor dhe të mirës së përbashkët, konsiderohet vetëm si një zgjedhje e fundit, kur janë shteruar të gjitha mjetet e tjera. Politika e jashtme e RSH-së do të vijojë *të ndërtohet rreth boshteve të saj të konsoliduara:* Politika konstruktive rajonale, e mbështetur në parimet e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë, përfshirjes së barabartë dhe pa kushte të gjithë vendeve në proceset rajonale dhe përparimit të drejtave të pakicave; Partneriteti strategjik me SHBA-të si faktor me rëndësi themelore në funksion të konsolidimit të demokracisë, paqes, zhvillimit dhe proceseve integruese të vendit dhe rajonit; Anëtarësia e RSH-së në Aleancën e Atlantikut të Veriut si garanci e qenësishme për sigurinë kombëtare dhe përkushtimi për përmbushjen e detyrimeve që burojnë prej saj; Promovimi aktiv i paqes dhe i stabilitetit rajonal dhe global, nëpërmjet rritjes së rolit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në misionet e udhëhequra nga OKB, NATO, BE, në përpjesëtim me përmirësimin e treguesve politikë, ekonomikë, ushtarakë dhe shoqërorë të vendit. Marrëdhëniet e konsoliduara dypalëshe me partnerët tradicionalë dhe zgjerimi i rrjetit të partnerëve europianë dhe globalë, në funksion të integrimit europian dhe zhvillimit të tij ekonomik. ## Forcimi I Rolit Rajonal Dhe Ndërkombëtar Të Rsh-Së Do Të Arrihet Duke: - Rritur angazhimin për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga historia komplekse e rajonit, përmes dialogut në frymën e mirëbesimit, në funksion të pajtimit, paqes dhe integrimit rajonal, europian dhe euroatlantik; - Ndjekur dhe u përkujdesur me përparësi në shërbim të përmbushjes së të drejtave të shqiptarëve në rajon dhe mbështetjes së kontributit të tyre konstruktiv në konsolidimin e shoqërive shumetnike në shtetet ku jetojnë; - Forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror për të hequr barrierat dhe lehtësuar shkëmbimet në funksion të krijimit të tregu të hapur dhe të lirë rajonal, si parakusht për integrimin europian dhe euro-atlantik të rajonit; - Orientuar politikën e jashtme edhe drejt qendrave të reja të zhvillimit dhe vendimmarrjes globale, me qëllim zgjerimin e partnerëve ekonomikë dhe tregtarë, thithjen e investimeve të huaja dhe rritjen e shkëmbimeve. - Shfrytëzimi i potencialit të partneriteteve strategjike ekzistuese dhe krijimi i partneriteteve të reja me vende me interesa të përbashkët; - Nxitja e një imazhi të ri dhe bashkëkohor në Europë dhe botë, duke ekspozuar trashëgiminë tonë historike dhe kulturore, me qëllim promovimin e aseteve kombëtare dhe mundësive ekonomike që ofron Shqipëria; - Zbatimi i një strategjie të re për të ruajtur dhe zhvilluar lidhjet me diasporën; - Reformimi i shërbimit të jashtëm dhe buxhetimi i tij në përputhje me rolin ndërkombëtar në rritje të RSH-së, dinamikën, nevojat dhe prioritetet e politikës sonë të jashtme. ## 8. Përshpejtimi I Procesit Të Integrimit Në Bashkimin Europian Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është objektivi më i rëndësishëm strategjik i vendit gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. BE përfaqëson bashkimin politik dhe ekonomik më të madh në botë, që promovon standarde dhe vlera, të cilat përputhen me aspiratat dhe idealet e popullit shqiptar. Dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, sundimi i ligjit respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe pakicat, janë vlera themelore europiane dhe, njëkohësisht, instrumente kyçe që do ta transformojnë Shqipërinë nga një vend në tranzicion në një anëtar të BE-së. Marrëveshja e Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve pritet të krijojë një klimë të favorshme tregtare mes dy ekonomive më të mëdha botërore dhe t'i japë një dinamikë të re marrëdhënieve transatlantike. Thellimi i partneritetit transatlantik është një zhvillim që përputhet plotësisht me prioritetet strategjike të Shqipërisë dhe përbën një tjetër faktor nxitës për të përshpejtuar ritmin e reformave të integrimit në BE. Integrimi në BE konsiderohet në radhë të parë si një proces i brendshëm zhvillimi dhe progresi që është i lidhur me përmbushje standardesh dhe plotësim kriteresh të qarta. Në këtë proces, Shqipëria duhet të pranojë plotësisht përgjegjësitë e saj për përmbushjen e kritereve të pranimit. Suksesi në këtë fushë kërkon angazhimin e plotë të faktorëve politikë dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi. Integrimi në BE lidhet edhe me përfshirjen e vendit në proceset e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Europian. Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE do të **arrihet duke:** - Përmbushur kriteret e Kopenhagenit; - Harmonizuar legjislacionin me *acquis communautaire;* - Bashkëpunimi në kuadër të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë dhe të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe të Mbrojtjes të BE-së; - Zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe operacionale për përfshirjen e vendit në proceset e përbashkëta europiane të politikës së jashtme, si dhe të politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes. ## 9. Objektiva Të Tjerë - Parandalimi i degradimit mjedisor dhe reduktimi i pasojave të ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar me efektivitet basenet ujore, shtuar sipërfaqet pyjore, trajtuar në mënyrë të integruar mbetjet urbane, si dhe duke bashkëpunuar me shoqërinë civile për ndërgjegjësimin e opinionit publik për ruajtjen e mjedisit. - Miratimi dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, për vendosjen dhe respektimin e standardeve më të larta në drejtim të ruajtjes dhe mbrojtjes së informacionit në të gjitha trajtat e ekzistencës së tij, duke përqendruar përpjekje të veçanta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike; - Garantimi i sigurisë shëndetësore dhe reformimi i sistemit shëndetësor për të ofruar shërbime cilësore dhe të aksesueshme për të gjithë, përmes rishikimit të skemës së sigurimeve shëndetësore. Parandalimi dhe menaxhimi i epidemive do të realizohet përmes Sistemit të Monitorimit të Sëmundjeve Infektive. - Garantimi i sigurisë ushqimore, duke ndjekur përqasje të integruar që përfshin kontrollin e kultivimit, prodhimit e tregtimit të produkteve bujqësore e blegtorale dhe përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale. ## Iii. Zbatimi Dhe Përgjegjësitë Strategjia e Sigurisë Kombëtare zbatohet nga sistemi i sigurisë kombëtare, autoritetet e të cilit përcaktohen nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Zbatimi i suksesshëm i kësaj strategjie do të realizohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, që angazhon të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë të shoqërisë që kanë mundësi dhe kapacitete për të kontribuar në shërbim të sigurisë. Përgjegjësinë kryesore institucionale për zbatimin e SSK-së e ka Këshilli i Ministrave, institucionet në varësi të tij dhe ministritë e linjës. Për plotësimin e detyrave të tij në fushën e sigurisë kombëtare, Kryeministri mbështetet nga Komiteti i Politikave të Sigurimit Kombëtar (KPSK). KPSK është organ këshillimor i nivelit politik për Kryeministrin. Organizmi, përbërja dhe detyrat e KPSK-së përcaktohen më vendim të Këshillit të Ministrave. Brenda 6 muajve nga miratimi i SSK, institucionet përgjegjëse ngarkohen me detyrën për të hartuar planet e zbatimit të Strategjisë, si dhe planet e kontingjencës që vihen në zbatim në raste dhe rreziqe specifike. Kryeministri i paraqet Kuvendit të RSH-së dhe Presidentit të Republikës një raport të përvitshëm për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe Direktivën Vjetore të Sigurisë së RSH-së. Monitorimi i zbatimit të Strategjisë bëhet nga Kuvendi i RSH-së, nëpërmjet instrumenteve të kontrollit që i jep kushtetuta dhe ligjet e vendit. SSK do të rishihet, si rregull, pas pesë vitesh në varësi të zhvillimeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit. ## Iv. Përfundime Zbatimi i SSK-së ka rëndësi jetike për të ardhmen e vendit dhe mbrojtjen e vlerave tona kombëtare. Historia e pasur dhe komplekse, pozita gjeografike e Shqipërisë dhe e kaluara e afërt krijojnë një ndërveprim dinamik mes kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme dhe mundësive që ofron mjedisi strategjik. Qëllimi i kësaj strategjie është që të formësojë bindjen e kombit dhe institucioneve shtetërore për rëndësinë kritike që ka ndjekja e ngutshme e domosdoshmërive strategjike të parashikuara në dokument. Domosdoshmëritë strategjike dhe objektivat mbështetës përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, forcimin e institucioneve shtetërore, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin e një sistemi arsimor cilësor, konsolidimin e sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kohezionit shoqëror dhe identitetit kombëtar, forcimin e rolit tonë rajonal dhe ndërkombëtar dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimit Europian. Arritja e tyre është kriteri kryesor që u mundëson institucioneve shtetërore të masin efektivitetin e tyre dhe të sigurojnë që domosdoshmëritë tona kombëtare strategjike janë përmbushur. Plotësimi i domosdoshmërive strategjike në fushën e sigurisë kombëtare është një proces që kërkon burime të konsiderueshme njerëzore, ekonomike dhe financiare. Ndarja e barrës së sigurisë kombëtare me NATO-n dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë, ul në masë optimale kostot e saj, si dhe rrit detyrimet tona për angazhime ndërkombëtare. Përqendrimi tek elementët e brendshëm të sigurisë kombëtare është tipari themelor i SSK-së. Kjo e fundit, krijon mekanizmat e duhur që mundësojnë koordinimin, bashkëveprimin dhe sinergjinë e institucioneve të sigurisë. SSK identifikon dhe thekson në një plan perspektiv vlerën e shtuar të pozitës gjeostrategjike të Shqipërisë, si dhe nevojën e ambicien e saj për një dimension të ri detar të vendit. Krahas analizës së thellë dhe përgjigjes së qartë për rreziqet e identifikuara, SSK u kushton rëndësi të veçantë edhe mundësive që i ofrohen Shqipërisë në kushtet e një mjedisi të ri strategjik. Ne synojmë zhvillimin dhe begatinë e RSH-së si parakusht për sigurinë dhe lirinë e popullit tonë. Kjo strategji na udhëheq drejt përmbushjes së këtij qëllimi. ## Shtojca A - Qasja E Re Për Funksionimin E Arkitekturës Së Sigurisë Mbrojta e interesave kombëtarë dhe përmbushja e domosdoshmërive strategjike të parashikuara në këtë dokument imponojnë funksionimin e arkitekturës së sigurisë së RSH-së si një e tërë dhe jo si shumë e elementeve të saj. Kjo do të realizohet përmes një qasjeje të re, proaktive dhe të integruar, e cila do të sigurojë ndërveprueshmërinë e të gjithë institucioneve që kjo strategji ngarkon me përgjegjësi për përmbushjen e saj, duke tejkaluar fragmentimin, duke eliminuar dublikimet dhe mbivendosjet e kompetencave. Sistemi i sigurisë kombëtare në RSH do të konceptohet, planifikohet dhe financohet si një i tërë. Kjo do të realizohet përmes analizës periodike strategjike të mjedisit të sigurisë së RSH-së, vlerësimit të rreziqeve, klasifikimit të tyre dhe planifikimit e zbatimit të përgjigjeve të integruara ndërinstitucionale, vlerësimit në nivel strategjik të nevojës për burime dhe mjete për sistemin e sigurisë kombëtare të RSH-së dhe balancimin e alokimit të tyre në përputhje me prioritetet. Qasja e re për funksionimin e arkitekturës së sigurisë kërkon ndryshime ligjore dhe institucionale dhe krijimin e kapaciteteve koordinuese administrative në nivelin e ekzekutivit. Ndërmarrja e të cilave përbën pjesë integrale të zbatimit të kësaj strategjie. ## Shtojca B - Analiza E Rreziqeve Hartimi i SSK-së është bazuar mbi një analizë shteruese të gjithë elementeve përbërëse të sigurisë së RSH-së. Kjo analizë është realizuar nëpërmjet një procesi ndërinstitucional, që ka marrë në shqyrtim tërësinë e përparësive, dobësive, mundësive dhe rreziqeve të vendit, duke i vendosur në një projeksion dhjetëvjeçar. Analiza e mjedisit strategjik të sigurisë ka shërbyer për të përcaktuar interesin jetik dhe domosdoshmëritë strategjike të RSH-së. Kjo shtojcë pasqyron këndvështrimin tonë rreth faktorëve dhe aktorëve që ndikojnë në sigurinë e Shqipërisë dhe prirjet që kanë gjasa të mbizotërojnë në të ardhmen. Analiza e mjedisit të sigurisë zhvillohet në dy rrafshe kryesore, atë të brendshëm dhe të jashtëm. ## Mjedisi Strategjik Mjedisi strategjik karakterizohet nga ndryshime të shpejta dhe të paparashikueshme, si pasojë e dinamikave të globalizimit. Zhvillimi i teknologjisë dhe komunikimit kanë rritur shkëmbimet mes individëve, ideve dhe kulturave, duke afruar shoqëri me histori dhe trashëgimi të ndryshme. Rrjetet e mediave shoqërore, po kontribuojnë në përçimin dhe universalizimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Zhvillimet në bregun jugor të Mesdheut janë një dëshmi e këtij efekti. Nga ana tjetër, këto ndryshime drastike ndihmojnë ngjizjen e lëvizjeve të ndryshme ideologjike dhe krijojnë vështirësi në përthithjen e tyre nga shoqëritë njerëzore. Rezultat i tyre mund të jenë rritja e rezistencës ndaj ndryshimeve teknologjike në trajtën e lëvizjeve konservatore e fundamentaliste, me karakter antimaterialist, ideologjik apo fetar. Mjedisi i sotëm strategjik karakterizohet, si kurrë ndonjëherë më parë, nga e panjohura dhe nga mundësitë e zhvillimeve krejtësisht të paparashikueshme. Skena e sigurisë botërore influencohet përditë e më tepër edhe prej autorëve të rinj, të cilët, si kurrë ndonjëherë më parë, arrijnë të krijojnë probleme apo rreziqe për sigurinë e përgjithshme, të cilat nuk janë domosdoshmërisht në përpjesëtim të drejtë më madhësinë apo fuqinë konvencionale të autorëve të tyre. Pamundësia e identifikimit dhe e parashikimit adekuat të rreziqeve të ardhshme detyron që strukturat e sigurisë dhe ato të mbrojtjes të orientohen drejt krijimit të kapaciteteve polivalente, të cilat duhet të jenë të afta që, në kohën më të shkurtër të mundshme, të reagojnë me efektivitet dhe sukses ndaj rreziqeve të panjohura. Duke ndryshuar metodat e prodhimit, duke nxitur lëvizjen e dijeve, mallrave, dhe kapitaleve, globalizimi dhe progresi teknologjik kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik botëror dhe shpërndarjen më të drejtë të të mirave materiale. Miliona njerëz kanë dalë nga varfëria ekstreme, ndërkohë që popullsia globale po rritet, çka shton presionet demografike mbi vendet e zhvilluara. Kjo prirje do të vijojë të mbetet e tillë. Gjithashtu, këto dukuri kanë thelluar shkallën e ndërvarësisë dhe ndërveprimit ekonomik mes vendeve, siç tregoi kriza ekonomike dhe financiare globale. Shtetet do të vijojnë të jenë aktorët kryesorë të marrëdhënieve ndërkombëtare, pavarësisht se delegojnë pjesë të sovranitetit në funksion të bashkëpunimit dhe forcimit të ligjit ndërkombëtar, në organizata rajonale dhe globale. Sistemi ndërkombëtar i shekullit XXI po përjeton një zhvendosje të qendrës së gravitetit politik dhe ekonomik drejt Azisë dhe Paqësorit. Kjo prirje rrit natyrshëm shumëpolaritetin dhe ndikon në krijimin gradual të fuqive të reja të pushtetit global, me zhvillim ekonomik e demografik në ngritje, edhe në hapësira të tjera gjeografike, çka rrit mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillimin e tregjeve të reja. Paralelisht, kjo tendencë mund të shoqërohet me paqëndrueshmëri dhe konflikte potenciale si rrjedhojë e shtrirjes së fuqisë kombëtare të shteteve dhe dëshirës së tyre për një rol më të madh në skenën botërore, apo rritjes së konkurrencës globale për burime ekonomike dhe jetësore. Në një kontekst strategjik shumëdimensional, aktiviteti i aktorëve joshtetërorë si kompanitë shumëkombëshe, grupimet mediatike dhe grupet e avokatisë ndërkombëtare ndikojnë në përcaktimin e politikave ekonomike, zhvillimore dhe të sigurisë. Influenca dhe roli i aktorëve joshtetërorë parashikohet të rritet në raport me shkallën e ndërvarësisë dhe komunikimit global. Krahas përfitimeve shtohen edhe rreziqet që shkaktojnë aktorë joshtetërorë me qëllime kriminale apo terroriste. Për shtetet e vogla, një kontekst i tillë ofron mundësi të shumta për realizimin e interesave të tyre, të cilët janë të lidhur ngushtësisht me bashkëpunimin ndërkombëtar, thellimin e proceseve politikoekonomike të integrimit rajonal dhe nënrajonal, si instrumente për të rritur zërin dhe fuqinë e tyre. Nga ana tjetër, ky kontekst mbart edhe rreziqe të konsiderueshme, të cilat mund të shumëfishohen si pasojë e dobësive të brendshme. ## Mjedisi I Brendshëm Treguesit politikë, ekonomikë dhe shoqërorë paraqesin një mjedis të brendshëm të sigurisë së vendit me tipare të qëndrueshme dhe me prirje drejt përmirësimit. Përparimi i gjithanshëm i Shqipërisë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit dëshmon pjekuri në rritje të shoqërisë dhe shqiptare, forcim të vazhdueshëm të institucioneve, sundimit të ligjit, si dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Kjo e fundit është udhëhequr nga investimet e huaja dhe rritja e prodhimit të brendshëm dhe nga remitancat. Me gjithë prekjen nga kriza gjatë viteve të fundit vendi ka arritur të ruajë stabilitetin dhe një kuadër makroekonomik të qëndrueshëm, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë dhe rritjes së borxhit publik. Stabiliteti dhe rritja graduale ekonomike parashikohet të karakterizojnë zhvillimin e vendit në periudhën afatmesme. Forcimi i shtetit ligjor dhe mirëqeverisja përgjatë dy dekadave të fundit nuk kanë ndjekur një kurs të njëtrajtshëm përmirësimi. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, si dhe nga faktorë të tjerë të trajtuar në këtë dokument kanë cenuar dhe vijojnë të cenojnë zhvillimin e vendit. Korrupsioni mbetet rrezik serioz për performancën e institucioneve shtetërore. Më problematike dukuria e korrupsionit shfaqet në sistemin e drejtësisë dhe në administratën publike. Korrupsioni ushqehet nga mosrespektimi i kritereve të rekrutimit dhe niveli i ulët i ndëshkueshmërisë së këtij fenomeni nga sistemi i drejtësisë dhe i administratës. Krimi i organizuar në format e trafikimit të drogës, të armëve të zjarrit, municioneve dhe personave mbetet një faktor me rrezikshmëri të lartë. Ai ka fituar pushtet ekonomik dhe përdor presione të shumëllojshme për të shmangur kundërvënien e agjencive ligjzbatuese. Ekzistenca e krimit të organizuar në Shqipëri ndihmohet nga kushtet e paqëndrueshme social-ekonomike dhe mangësitë institucionale të strukturave ligjzbatuese. Krimi i organizuar cenon integritetin e proceseve publike demokratike, qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe pengon zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si dhe besueshmërinë e qeverisjes. Administrata dhe institucionet e vendit trashëgojnë probleme të politizimit, mungesë të profesionalizmit dhe e meritokracisë, si dhe kanë kapacitete të kufizuara financiare, logjistike, operacionale apo infrastrukturore. Kjo shkakton pasoja negative të drejtpërdrejta në arritjen e objektivave dhe përmbushjen e misionit të tyre. Organizimi strukturor i Policisë së Shtetit, kapacitetet e saj aktuale, prania e një numri të madh strukturash me natyrë policore në nivel kombëtar dhe lokal, numri i lartë i strukturave private të sigurisë, si dhe mangësitë në koordinimin mes agjencive të zbatimit të ligjit nuk i përgjigjen nevojave të kontrollit dhe administrimit të territorit. Kapacitetet aktuale të sistemit energjetik kombëtar nuk garantojnë siguri të qëndrueshme energjetike për vendin. Kostot e larta që Shqipëria detyrohet të përballojë, duke iu drejtuar tregut ndërkombëtar për të siguruar energjinë, pengojnë investimet e domosdoshme në përmirësimin e rrjetit elektroenergjetik shqiptar. Sistemi elektroenergjitik ka një borxh të brendshëm të konsiderueshëm, duke e rënduar edhe më shumë brishtësinë e sigurisë energjetike. Problematika e sistemit të energjisë ndikon negativisht në interesin e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në fushat e industrisë dhe turizmit. Elementë kritikë të infrastrukturës, të natyrës energjetike, informatike, e telekomunikimit, rrugore apo aeroportuale mbeten të cenueshme. Mbrojtja e inventarit aktual të kësaj infrastrukture dhe përgatitja për mbrojtjen e infrastrukturës së re nga aktet e vandalizmit, sabotazhit, terrorizmit dhe të pakujdesisë njerëzore përbën investim të domosdoshëm për sigurinë e vendit. Vendi ynë është i ekspozuar edhe ndaj rreziqeve me origjinë natyrore të karakterit gjeologjik, hidrologjik, atmosferik dhe biofizike, si dhe atyre me origjinë njerëzore, teknologjike dhe industriale. Në rang botëror Shqipëria renditet ndër vendet me pasoja të larta ekonomike nga fatkeqësitë. Rreth 86% e territorit ku gjenerohet afërsisht 88,5% e PBB-së, është e ekspozuar ndaj dy ose më shumë rreziqeve. Sistemi i mbrojtjes civile është i pamjaftueshëm për të menaxhuar numrin në rritje të emergjencave dhe rehabilitimin e shpejtë të gjendjes së shkaktuar prej tyre. Ndryshimi i klimës është një dukuri globale, që ndikon negativisht në ekuilibrat natyrorë të RSH. Për shkak të klimës vendi mund të përballet me fenomene të skajshme më të shpeshta si temperatura të larta, thatësira të zgjatura dhe përmbytje të mëdha. Kjo mund ta ballafaqojë vendin me rrezikun nga fatkeqësitë hidrologjike, gjeologjike dhe biofizike, që prekin zonat e banuara dhe ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në ekonominë kombëtare. Degradimi i mjedisit në RSH është një dukuri shumë shqetësuese. Ai shfaqet në forma të ndryshme si shtrirja kaotike e qendrave urbane, prerja masive e pyjeve, dëmtimi i tokave bujqësore, ndotja e lartë e baseneve hidrike dhe gërryerja e lumenjve. Këto dukuri kanë prodhuar pasoja të domethënëse në territor, peizazhin urban, në shëndetësi dhe në ekonominë e vendit. Shqipëria është e prekur dhe rrezikohet edhe në të ardhmen nga erozioni. Zonat më problematike janë ultësira perëndimore, luginat e lumenjve të mëdhenj dhe bregdeti i Adriatikut, ku vija bazë e detit po tërhiqet. Në brendësi të territorit, erozioni parashikohet të shkaktojë reduktim të tokës së punueshme dhe burimeve ujore. Sëmundjet pandemike përbëjnë rrezik real dhe në rritje për sigurinë kombëtare. Në 20 vitet e fundit RSH është përballur me sëmundje si kolera dhe poliomieliti, me disa lloje virusesh gripale si H5N1 e H7N9 si dhe virusin HIV. Humbjet potenciale në njerëz mund të jenë domethënëse, por ndikimi më i lartë do të shkaktohej nga reagimi i konsumatorëve, mungesat në fuqinë punëtore dhe dëmet kaskadë në sektorin ekonomik. Shqipëria përballet me fenomenin e emigracionit masiv. Rrjedhja jashtë vendit e potencialit njerëzor ka ndikuar negativisht në zhvillimin shoqëror, ekonomik, kulturor e shkencor, si dhe në ngadalësimin e ritmeve të rritjes se prodhimit të brendshëm. Një pjesë e konsiderueshme e fuqisë aktive punëtore të vendit kontribuon në ekonomitë e vendeve të tjera. Me rritjen e mirëqenies dhe afrimin e vendit drejt BE-së, Shqipëria mund të shndërrohet në një destinacion të emigracionit të paligjshëm me origjinë kryesisht nga vende të Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Azisë. Ky fenomen favorizohet nga pozita mjaft e përshtatshme gjeografike e vendit. Veprimtaritë agjenturore në Shqipëri mund të kërcënojnë sigurinë e informacionit të klasifikuar dhe përpiqen të ndikojnë mbi vendimmarrjen politike, infrastrukturën kritike, median, ekonominë dhe administratën, kohezionin dhe bashkëjetesën sociale. Statusi i vendit si anëtar në NATO e rrit interesin e shërbimeve inteligjente të huaja ndaj Shqipërisë. ## Mjedisi Rajonal Progresi i RSH gjatë dhjetëvjeçarit të shkuar, rikonfigurimi i hartës së rajonit, zgjerimi i NATO-s dhe BE-së dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kanë sjellë ndryshime rrënjësore pozitive në rajon. Marrëdhëniet midis vendeve të rajonit janë përmirësuar dhe bashkëpunimi ka njohur rritje cilësore dhe sasiore. Proceset integruese janë katalizatorët e reformave demokratike, të bashkëpunimit, të fqinjësisë së mirë dhe procesit të pajtimit. Tashmë, rajoni është në gjendje të prodhojë stabilitet të brendshëm dhe të kontribuojë për sigurinë dhe paqen edhe në hapësira gjeografike përtej tij. Në bashkëpunimin dypalësh mbizotëron prirja drejt heqjes së barrierave përmes ndërtimit të infrastrukturave të përbashkëta për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve, mallrave dhe kapitaleve, duke e shndërruar rajonin në një treg tërheqës dhe konkurrues për investimet e huaja, si dhe duke nxitur bashkëveprimin dhe mes kulturave te ndryshme. Pavarësisht prirjes pozitive, siguria e rajonit mund të cenohet nga një gamë rreziqesh: - Nacionalizmi i skajshëm dhe ekzistenca e shoqërive të ndara përbëjnë ende potencial që mund të favorizojë forcat e brendshme centrifugale, duke rrezikuar rihapjen e çështjes së kufijve; - Përdorimi politik dhe mospërmbushja e të drejtave të grupimeve të caktuara etnike apo e pakicave mund të shkaktojnë ende tensione sporadike dhe gjenerojnë pasoja negative në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe; - Mosmarrëveshjet dhe problemet e pazgjidhura ndërshtetërore mund të ndikojnë në cilësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke ngadalësuar proceset e integrimit; - Krimi i organizuar rajonal, korrupsioni dhe interesat oligarkikë rrezikojnë qëndrueshmërinë e rajonit. ## Mjedisi Global Mjedisi global i sigurisë po ndryshon shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme. Këto tipare e bëjnë atë vështirësisht të parashikueshëm dhe i japin larmi gamës së rreziqeve mbizotëruese. Gjatë dekadës së ardhshme parashikohet që rreziqet do të kenë natyrë kryesisht asimetrike dhe hibride të gjeneruara nga aktorë shtetërorë, joshtetërorë apo nga shtete të dështuara. Pozita gjeografike e vendos Shqipërinë në hartën transitit të narkotikëve me origjinë nga Azia dhe afër rreziqeve që burojnë nga destabiliteti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Këtu përfshihen transferimi i konflikteve politike apo fetare të brendshme, trafiqet e ndryshme dhe emigracioni i paligjshëm. Shqipëria renditet ndër vendet ku zhvillimi i telekomunikacionit, qasja në internet dhe informatizimi i shoqërisë përparon shumë shpejt. Rritja e komunikimit përbën një vlerë të shtuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, por, në të njëjtën kohë, ajo e ekspozon atë ndaj rreziqeve të natyrës kibernetike me aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë. Sulmet kibernetike kanë potencial për të dëmtuar rëndë shkëmbimin e informacionit në institucionet publike, të telekomunikacionit dhe sistemin financiar e bankar, duke shkaktuar edhe ndërprerje të shërbimeve jetike. Terrorizmi ndërkombëtar dominon spektrin e kërcënimeve asimetrike dhe parashikohet të përbëjë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e rajonit dhe RSH-së. Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndonjë sulmi terrorist si rezultat i anëtarësisë në NATO dhe kontributit për paqen dhe sigurinë globale. Ekstremizmi me frymëzim ideologjik, fetar apo nacionalist ushqen veprimtaritë terroriste. Ideologjitë e skajshme mbështeten te padija, varfëria, mungesa e shërbimeve shtetërore dhe lidhjet e shumëfishta rajonale dhe ndërkombëtare. Këto shkaqe krijojnë terren për rekrutimin e individëve vulnerabël, të cilët marrin pjesë në konflikte ndërkombëtare. Për shkak të prirjes së tij ekspansioniste, ekstremizmi mund të përbëjë rrezik për kohezionin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare dhe të rajonit. Armët e shkatërrimit në masë, mjetet e përhapjes së tyre dhe armët me rreze të largët veprimi paraqesin një rrezik të përhershëm për sigurinë globale e, në këtë mënyrë, edhe për Shqipërinë. Numri i shteteve dhe aktorëve joshtetërorë që synojnë të zotërojnë armë të tilla vijon të rritet. Mundësia që territori shqiptar të goditet me armë të shkatërrimit në masë vlerësohet minimal. Ndonëse i reduktuar shumë, rreziku konvencional ndaj Shqipërisë nuk mund të përjashtohet. Një sulm ushtarak ndaj njërit prej aleatëve të NATO-s konsiderohet si rasti më tipik në të cilin Shqipëria mund të përfshihet në një konflikt konvencional. Zhvillimet në kufijtë e Aleancës, keqpërdorimi i pakicave kombëtare për qëllime politike dhe ndryshimi i kufijve në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dëshmojnë për ekzistencën e këtij rreziku. Për shkak të detyrimeve që burojnë nga neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, RSH mund të përfshihet në një konflikt konvencional në rastet kur kërcënohet pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e çdonjërit prej aleatëve të saj. ## Shtojca C - Klasifikimi I Rreziqeve Klasifikimi i rreziqeve është bërë duke shqyrtuar dy parametra kryesorë: gjasat e shfaqjes së rrezikut dhe pasojat që mund të shkaktojnë për sigurinë kombëtare. Në bazë të kombinimit të këtyre dy parametrave rreziqet janë klasifikuar në tre nivele. Në nivelin e parë janë grupuar rreziqet që kanë gjasa të larta shfaqjeje dhe pasoja të larta në rast se materializohen. Në nivelin e dytë janë grupuar rreziqet, të cilat ndërthurin gjasa të ulëta dhe pasoja të larta. Në nivelin e tretë janë grupuar rreziqet që kanë gjasa të ulëta shfaqjeje dhe pasoja më të kufizuara. Këto përfundime janë arritur duke analizuar edhe dobësitë strukturore dhe institucionale që ndikojnë më së shumti në aftësinë tonë për t'u përballur me këto rreziqe. ## Rreziqet E Nivelit Të Parë Kategoritë e mëposhtme të rreziqeve kanë prioritetin më të lartë për sigurinë e RSH-së. Gjasat e shfaqjes dhe pasojat e tyre për sigurinë kombëtare vlerësohen të larta. - Korrupsioni dhe krimi i organizuar; - Kriza energjetike, që kërcënon sigurinë e furnizimit të RSH-së dhe cenon rritjen ekonomike; - Mangësitë në kontrollin dhe administrimin e territorit, që kërcënojnë sigurinë individuale dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme; - Sulmet kibernetike nga aktorë shtetërorë ose joshtetërorë; - Degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore; shkatërrimi i mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore industriale apo të shkaktuara nga ndikimi i njeriut. ## Rreziqet E Nivelit Të Dytë Kategoritë e mëposhtme të rreziqeve përbëjnë prioritet të nivelit të dytë për sigurinë kombëtare. Gjasat e shfaqjes së tyre vlerësohen të ulëta por me pasoja të *larta për sigurinë.* - Sulm terrorist, përfshirë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, kundër territorit të RSH-së; - Shfaqje e një pandemie që kërcënon në masë shëndetin publik të popullsisë; - Rritje e radikalizmit fetar, që rrezikon vlerat e harmonisë fetare në Shqipëri dhe që mund të ![24_image_0.png](24_image_0.png) ![24_image_1.png](24_image_1.png) shkaktojë tension shoqëror; - Aktivizimi i një vatre rajonale tensioni me pasoja për sigurinë kombëtare të RSH-së; - Sulm konvencional ndaj RSH-së ose ndaj një vendi anëtar të NATO-s. ## Niveli I Tretë Kategoritë e mëposhtme të rreziqeve përbëjnë prioritet të nivelit të tretë për sigurinë e vendit. Gjasat e shfaqjes vlerësohen më *të ulëta se niveli i mësipërm ndërsa pasojat për sigurinë kombëtare më të ulëta se niveli i mësipërm.* - Veprimtari subversive spiunazhi kundër interesave të RSH-së; - Krizë financiare globale ose rajonale, që rrezikon stabilitetin e ekonomisë së RSH-së; - Pasojat e ndryshimeve klimaterike në ekuilibrat natyrorë të RSH-së; - Rritje e emigracionit të huaj në territorin e Shqipërisë. ## Shtojca D - Përgjegjësitë Institucionale Për Zbatimin E Ssk-Së | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 1 - PËRMIRËSIMI I SUNDIMIT TË LIGJIT DHE QEVERISJES SË MIRË Objektivat Institucioni përgjegjës Institucione mbështetëse Reformë e gjithanshme e të matshme në Ministria e Drejtësisë Këshilli i Lartë i Ministria e drejtësi Drejtësisë Financave Zbatimi i strategjisë për rritjen e Ministria e Drejtësisë Këshilli i Lartë i Prokuroria Ministria e efektivitetit të gjyqësorit Drejtësisë Financave Miratimi i strategjive sektoriale kundër Ministri i Shtetit për Çështjet Ministria e Ministria e Prokuroria | | | | | Agjencitë e | |---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|-------------------------|---------------------|--------------------|-----------------|---------------| | korrupsionit dhe krimit të organizuar | Vendore | Brendshme | Drejtësisë | | inteligjencës | | Zhvillimi i programeve edukative | Ministria e Arsimit | Ministria e | Agjencitë e | ALCIRT | | | | | Inovacionit | vartësisë | | | | Shtimi i e-shërbimeve | Ministria e Inovacionit | Ministria e Arsimit | Ministria e | ALCIRT | | | | | | Financave | | | | Forcimi i kontrollit të territorit | Ministria e Brendshme | Agjencitë e | Ministria e | Pushteti vendor | | | | | Inteligjencës | Mbrojtjes | | | | Zbatimi i masave për shmangien e | Ministria e Financave | Agjencitë e | Banka e Shqipërisë | | | | evazionit fiskal | | inteligjencës | | | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 2 - FORCIMI I INSTITUCIONEVE PUBLIKE Objektivat Institucion përgjegjës Institucione mbështetëse kombëtar Zbatimi i planit strategjik për reformën e Ministria Inovacionit dhe Institucionet në varësi të institucionit | | Të gjithë institucionet | | |---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|---------------------------|------------------------------------------|-------------------------| | administratës publike | Administratës Publike | përgjegjës | | | Aftësimi i administratës publike | Ministria Inovacionit dhe | Institucionet në varësi të institucionit | Të gjithë institucionet | | Administratës Publike | përgjegjës | | | | Vendosja e standardeve për transparencën | Ministria Inovacionit dhe | Institucionet në varësi të institucionit | | | Administratës Publike | përgjegjës | | | | Shmangia e mbivendosjes së burimeve | Kryeministria | | | | dhe kompetencave | | | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 3 - NXITJA E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM EKONOMIK Institucione mbështetëse Objektivat Institucioni përgjegjës kombëtar Përmirësimi i aftësive konkurruese Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ministria e Arsimit Ministria e Inovacionit Krijimi i mjedisit të favorshëm Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ministria e Financave Ministria e Inovacionit Ministrinë e Zhvillimit Urban Integrimi ekonomik rajonal Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ministria e Integrimit Ministria e Punëve të Jashtme Zbatimi i programit strategjik afatgjatë për kontrollin e deficitit fiskal Ministria e Financave Banka e Shqipërisë Ministria e Inovacionit Zbatimi i planit strategjik për uljen e informalitetit Ministria e Financave Ministria e Ekonomisë Ministria e Brendshme Zgjidhja e çështjes së pronës Ministria e Drejtësisë Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ministria e Financave Zhvillimi i një koncepti strategjik për të mirat detare Ministria e Ekonomisë Ministria e Energjetikës Ministria e Bujqësisë Ministria e Turizmit Ministria Mjedisit | | | | | | Ministria e Brendshme | Ministria e Mbrojtjes | |---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|------------------------------------------|------------------------|--------------------------------------|--------------------------|---------------------------------|---------------------------------|--------------------------| | Zbatimi i politikave që mbështesin prodhimin dhe nxisin eksportet | Ministria Ekonomisë | Ministria e Bujqësisë | | Ministria e Financave | Ministria e Integrimit | | Ministria e Inovacionit | | | | | Ministria e Energjisë & Industrisë | | | Ministria e Punëve të Jashtme | | | Zbatimi i Planit Kombëtar të Transportit | Ministria e Transportit | Ministria e Financave | Ministria e Ekonomisë | Ministria e Brendshme | Ministria e Punëve të Jashtme | | | | Zbatimi i politikave për zhvillimin e burimeve natyrore | Ministria e Energjetikës dhe Industrisë | Ministria e Mjedisit | Ministria e Ekonomisë | Ministria e Inovacionit | | | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 4 - ZHVILLIMI I NJË SISTEMI ARSIMOR CILËSOR Institucione mbështetëse Objektivat Institucioni përgjegjës kombëtar Ministria e Arsimit Ministria e Inovacionit Ministria e Financave Universitet Publike | | | | Grupet e interesit | | | |---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|------------------------|--------------------------------|--------------------------|------------------------|-----|-------------------------| | Zbatohet një strategji afatgjatë në të gjitha nivelet e arsimit dhe kërkimit shkencor Zbatimi i strategjisë për integrimin e ekonomisë me arsimin | Ministria e Arsimit | Ministria e Ekonomisë | Ministria e Inovacionit | Ministria e Financave | MPJ | Ministria e Integrimit | | | | Ministria e Çështjeve Sociale | | | | | | Ministria e Arsimit | Universitetet publike | Grupet e interesit | Ministria e Inovacionit | | | | | Zhvillimi i një procesi për vlerësimin e vlefshmërisë së politikave dhe programeve tona arsimore | Ministria e Arsimit | Ministria e Inovacionit | Ministria e Financave | | | | | Krijimi i një sistemi edukimi dhe trajnimi për shfrytëzimin efektiv të teknologjisë e telekomunikacionit | | | | | | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 5 - KONSOLIDIMI I SEKTORIT TË MBROJTJES DHE SIGURISË Institucione mbështetëse Objektivat Institucion përgjegjës kombëtar Hartimi i Strategjisë Ushtarake Ministria e Mbrojtjes Ministria e Financave Zbatimi i RSM 2013 Ministria e Mbrojtjes Ministria e Financave Reforma e sistemit të policimit Ministria e Brendshme Ministritë që kanë në vartësi struktura policore Ministria e Financave Amendimi i kuadrit ligjor për zbatimin e detyrimeve të NATO-s Ministria e Mbrojtjes Ministria e Drejtësisë Ministria e Punëve të Jashtme Fuqizimi dhe modernizimi i Policisë së Shtetit Ministritë që kanë në vartësi struktura policore Ministria e Brendshme Minsitria e Financave Ministria e Drejtësisë Ministria e Brendshme Ministria e Mbrojtjes Ministria e Energjisë Ministria e Shëndetësisë Ministria e Mjedisit Ministria e Bujqësisë | | | | | | | Ministria Transporteve | |-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|--------------------------|----------------------------|-------------------------|-------------------------|------------------------|----------------------------|---------------------------| | Miratimi i Strategjisë për Reduktimin e Rrezikut ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjes Civile Ngritja e Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile dhe Krizave | Kryeministria | Ministria e Brendshme | Ministria e Mbrojtjes | MPJ | Ministria e Financave | Ministria e Drejtësisë | Ministria e Shëndetësisë | | Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar | | | | | | Prokuroria | | | | Ministria e Brendshme | Shërbimet e Inteligjencës | Ministria e Drejtësisë | MPJ | Ministria e Mbrojtjes | | | | | Kryeministria | Shërbimet e Inteligjencës | Ministria e Drejtësisë | Agjencitë ligjzbatuese | Ministria e Financave | Ministria e Brendshme | Ministria e Mbrojtjes | | Standardizimi i legjislacionit mbi bashkëpunimin e agjencive të inteligjencës Ndërtimi i rrjetit kombëtar të komunikimit të sigurt | Ministria e Inovacionit | Institucionet e vartësisë | DSIK | MPJ | Ministria e Mbrojtjes | Agjencitë e Inteligjencës | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 6 - FORCIMI I KOHEZIONIT SHOQËROR DHE IDENTITETIT KOMBËTAR Institucione mbështetëse Objektivat Institucion përgjegjës kombëtar | | | Institucionet akademike | | | |----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|------------------------|---------------------------------|---------------------------|--------------------------------|-------------------------| | Hartimi i planit kombëtar për mësimin e gjuhës dhe kulturës në diasporë | Ministria e Kulturës | Ministria Arsimit | Ministria e Financave | Ministria e Punëve të Jashtme | | | Zgjidhja e çështjes së pronës, | Ministria e | Ministria e Zhvillimit Ekonomik | Ministria e Financave | ALUIZN | | | legalizimi i zonave urbane | Drejtësisë Ministria e | Ministria e Financave | Ministria e Drejtësisë | | | | Çështjeve Sociale | | | | | | | Përfundimi i procesit të dëmshpërblimit të përndjekurve politikë | Instituti i kulteve | Ministria e Çështjeve Sociale | Ministria e Arsimit | Ministria e | Ministria e Financave | | | | Kulturës | | | | | Rritja e bashkëpunimit me shoqërinë civile në edukimin kundër radikalizmit Mbrojtja e trashëgimisë kulturore | Ministria e Kulturës | Ministria e Financave | Ministria Arsimit | Arkiva e | Institucionet akademike | | materiale dhe jo materiale | | shtetit | Komiteti i Minoriteteve | | | | Zbatimi i standardeve më të larta për | Kryeminsitria | Ministria e Punëve të Jashtme | Ministria e Drejtësisë | Ministria e | | | respektimin e pakicave | | Çështjeve Sociale | | | | | Rritja e aksesit për grupet e | Ministria e | Ministria e Financave | Ministria e Drejtësisë | Ministri e | Ministria e Ekonomisë | | margjinalizuara | Çështjeve Sociale | Integrimit | | | | | Përparimi i barazisë gjinore | Ministria e | Ministria e Financave | Ministria e Integrimit | Ministria e | | | Çështjeve Sociale | | Ekonomisë | | | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 7 - FORCIMI I ROLIT RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR TË SHQIPËRISË Institucione mbështetëse Objektivat Institucion përgjegjës kombëtar Ministria e Ministria e Ministria e Ministria e Ministria e Integrimit Drejtësisë Brendshme Mbrojtjes Mjedisit Angazhim për zgjidhjen e problemeve të trashëguara në rajon Ministria e Punëve të Jashtme Ministria e Integrimit Ndjekja e përmbushjes së të drejtave të shqiptarëve në rajon Ministria e Punëve të Jashtme Ministria e Ministria Ministria e Brendshme Drejtësisë Integrimit Bashkëpunimi rajonal për Ministria e heqjen e barrierave Punëve të Jashtme Ministria e Zhvillimit Ekonomik | | | | | Ministria e Inovacionit | | | |-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|-------------------|-----------------------------------|---------------------------------|----------------------------------------------------|----------------------------|-------------|--------------------| | Hapja drejt qendrave të reja | Ministria e | | | | | | | | ekonomike botërore | Punëve të Jashtme | Ministria e Zhvillimit Ekonomik | | | Ministria e | Ministria e | Ministria e | | | | | | | Bujqësisë | Turizmit | Çështjeve Sociale | | | | Ministria e | Ministria e | Ministria e | | | | | | | Financave | Transportit | Energjisë dhe Industrisë | Ministria e Inovacionit | | | | Shfrytëzimi i potencialeve të | Ministria e | | | | | | | | partneriteteve strategjike | Punëve të Jashtme | Ministria e Zhvillimit Ekonomik | | | Ministria e | Ministria e | Ministria e | | | | | | | Bujqësisë | Turizmit | Çështjeve Sociale | | | | Ministria e | Ministria | Ministria e | | | | | | | Financave | Transportit | Energjisë dhe Industrisë Ministria e Inovacionit | | | | | Nxitja e një imazhi të ri të | Kryeministria | Ministria e | | | | | | | Shqipërisë | Punëve të Jashtme | Ministria e | Ministria e | | | | | | | | Kulturës | Zhvillimit Urban dhe Turizmit | | | | | | | Ministria e | Ministria e | | | | | | | | Financave | Inovacionit | | | | | | | Reformimi i shërbimit të | Ministria e | | | | | | | | jashtëm | Punëve të Jashtme | | | | | | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 8 - PËRSHPEJTIMI I PROCESIT TË INTEGRIMIT NË BASHKIMIN EUROPIAN Objektivat Institucion përgjegjës Institucione mbështetëse kombëtar Ministria e Integrimit Institucionet përkatëse sipas kapitujve Përmbushja e kritereve të Kopenhagenit Ministria e Integrimit Ministria e Drejtësisë Institucionet përkatëse sipas fushave Harmonizimi i legjislacionit me acquis communautaire Ministria e Punëve të Jashtme Ministria e Mbrojtjes Ministria e Ministria e Financave | Ministria e Integrimit | |--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|--------------------------| | | Brendshme | | Detyrimet në kuadër të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të BE-së. | | | DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE 9 - OBJEKTIVA TË TJERË Objektivat Institucion përgjegjës Institucione mbështetëse kombëtar Parandalimi i degradimit mjedisor Ministria e Mjedisit Ministria Financave Ministria e | Ministria e turizmit | Ministria e Drejtësisë | | | |------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------|--------------------------|--------------------------|-----------------------|-----------------| | | Brendshme | dhe zhvillimit urban | | | | Siguria e komunikimit elektronik | Ministria e Inovacionit | Ministria Financave | | | | Siguria shëndetësore dhe | Ministria e Shëndetësisë | Ministria Financave | | | | parandalimi i pandemive Siguria ushqimore dhe ndihma | Ministria e Bujqësisë | Ministria Financave | Ministria e Çështjeve | Pushteti Vendor | | sociale | Sociale | | | |